Zbuloi para publikut se shoku i saj është gay, ai ‘hakmerret’ ndaj Teas

Tea trifoni gjatë punattaës së kaluar në “Goca dhe Gra” ka zbuluar se djali për të cilin është përfolur më herët e ka patur një lidhje në të vërtetë është gay.

“Jam gjykuar shumë për këtë gjë. Tea i ndërron të dashurit shumë shpesh. Unë jam shoqëruar shumë kohë me një mik timin. Ai është gay. Unë kam dalë me të në një bar, më kanë bërë foto mua dhe atij që nuk është fare publik dhe s’ka dashur të dali. E nxjerrin portalet dhe thonë Tea me të dashurin misterioz. Shkoj me të në Dubai dhe thonë Tea me sheikun e Dubait. Është i njëjti person. Madje unë nxjerr shokun dhe shoqen të dy bashkë, ata presin shoqen dhe nxjerrin djalin”, tha Tea gjatë emisionit “Goca dhe Gra”.

Së fundmi, djali në fjalë ka postuar në Instastory një fotografi të Teas pa filtra dhe pa make-up.

Me shaka, ish-konkurrentja e ka konsideruar si “hakmarrje” nga ana e tij për deklaratën e bërë dje.

“Geri hakmerret dhe më poston pa filtra e pa make up”, ka shkruar ajo.