Gjon’s Tears flet pa dorashka! Ja cilët artistë e kanë mbështetur gjatë karrierës së tij

Gjon’s Tears, këngëtari me origjinë shqiptare gjithmonë na ka bërë krenarë me arritjet e tij.

Këtë vit ai ishte përfaqësuesi i Zviscrës në “Eurovision” dhe arriti që të klasifikohej i treti në renditje gjatë natës finale.

Së fundmi, këngëtari ishte i ftuar në “Wake Up” dhe gjatë intervistës nuk ka nguruar ë të tregojë se cilët nga artistët e kanë mbështetur gjatë karrierës së tij.

"Ronela Hajatin e dua shumë dhe e takoj shpesh kur është ajo në Zvicër apo kur jam unë në Shqipëri. Gjithashtu dhe Dafinën e kam takuar gjatë videoklipit të Arinelës dhe është shumë vajzë e mirë.

Pas kësaj deklarate, prezantuesja Oriela, i thotë se të gjitha janë të mira dhe Gjon e kundërshton.

"Jo, jo të gjithë janë të mirë. Nuk ja vlen të përmend emra. Bota e muzikës është komplikuar, është vështirë të dallosh cilët janë të vërtetë e cilët jo. Duhet t’i takosh personalisht, në mënyrë që të kuptosh sesi janë njerzit,- u shpreh Gjon.