EMRAT/ Ja kush janë 3 propozimet e PD për drejtimin e tre komisioneve hetimore

Partia Demokratike ka gati emrat që do të drejtojnë komisionet hetimore në Kuvend nëse pranohen nga maxhoranca.

Në rast se do të ngrihen Komisionet Hetimore, ata do të drejtohen nga Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku.

Alibeaj do të propozohet për të drejtuar komisionin për zgjedhjet e 25 prillit, Bardhi për çështjen “Beccheti” dhe Tabaku për inceneratorët.

Tanimë do të pritet dhe zyrtarizimi i kërkesës së Partia Demokratike në Kuvend dhe vendimmarrja e këtij institucioni.