Zvicra i thotë ‘Po’ martesave të së njëjtës gjini

Zvicra ka rënë dakord të legalizojë martesat e të njëjtës gjini me një shumicë prej dy të tretave në një referendum. Sipas rezultateve të siguruara nga kancelaria federale zvicerane, 64,1% e votuesve votuan pro martesës të së njëjtës gjini në referendumin mbarëkombëtar të së dielës.

“Është një ditë historike për Zvicrën, një ditë historike kur bëhet fjalë për barazinë për çiftet e të njëjtës gjini dhe është gjithashtu një ditë e rëndësishme për të gjithë komunitetin LGBT”, tha Jan Muller nga komiteti i fushatës “pro”.

Zvicra është vendi i 30-të në botë që miraton martesat e të njëjtit s*ks dhe një nga vendet e fundit të mbetura të Evropës Perëndimore që e bën këtë. Hollanda ishte e para në 2001.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të lehtësuar”, tha Antonia Hauswirth e komitetit kombëtar “Martesa për të gjithë”, duke shtuar se mbështetësit do të festonin të dielën në kryeqytetin e Zvicrës, Bern.

Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter tha se martesat e para të së njëjtës gjini, duhet të jenë në gjendje të bëhen nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.

“Kush e do njëri-tjetrin dhe dëshiron të martohet do të jetë në gjendje ta bëjë këtë, pavarësisht nëse janë dy burra, ose një burrë dhe një grua”, tha ajo.

“Shteti nuk ka pse t’u tregojë qytetarëve se si ata duhet të bëjnë jetën e tyre”.

Amnesty International, përshëndeti lëvizjen si një “piketë për barazinë”.