VIDEO/ Arifi: Diplomacia e Tiranës duhet të jetë në krah të Kosovës, shqiptarëve iu mungon kohezioni

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, në një intervistë në Syri Tv, foli për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.
Arifi thekson se diplomacia e Tiranës duhet të jetë në krah të Kosovës. Ai shton se shqiptarëve iu mungon kohezioni.

“Shqiptarëve iu mungun kohezioni. Shqipëria sillet ndaj Kosovës sikur çdo gjë është në rregull. Shqipëria duhet të lobojë në BE për Kosovën. Diplomacia e Tiranës duhet të jetë në krah të shqiptarëve. Rama do që të tregojë se është edhe më demokrat se vetë BE-ja.

Nuk mundet që Serbia të na mbajë deklarata të paqes, s’mundet që Vuçiç, zëdhënës i Millosheviçit të na mbajë ligjërata për paqen. Situata nuk rregullohet me një vizitë të Ramës në Prishtinë. Ngjarja në veri ka bërë të kuptojmë se ose jemi shtet ose nuk jemi. Nga konfliktet në rajon preket edhe Shqipëria, prandaj Tirana duhet të reagojë më fuqishëm. Vuçiç ka bërë thirrje për luftë. Serbia është shteti i vetëm në rajon që nuk njeh rregullat e shteteve të tjera”, deklaron Arifi.