", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/27/auto_Screenshot_1-164-600x3601632753639.png", "width": 900, "height": 540 } }

E veçantë në ‘Serie A’ / Shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sulmuesi i Genoa, Mattias Destro, e shënoi një gol të mrekullueshëm derisa çuditërisht po e mbante në dorë një shishe të ujit kundër Veronës në fundjavë.

Takimi mes Genoas dhe Veronës në Luigi Ferraris ishte drithërues të shtunën mbrëma dhe mbaroi me një barazim dramatik 3:3, me Destron që i shënoi dy gola dhe Domenico Crisciton një penallti për vendasit.

U duk sikur goli i dytë i jashtëzakonshëm i Destros ia fitoi tri pikët e plota Genoas në minutën e 85-të, por Nikola Kalinic e pati fjalën e fundit pasi shënoi për t’ia siguruar Veronës një barazim në kohë shtesë.

Destro i pranoi një top në fushën kundërshtare pesë minuta para fundit dhe vrapoi drejt portës vizitore duke e mbajtur në dorë një shishe uji.

30-vjeçari e kaloi një mbrojtës kundërshtar në stil dhe u fut në zonën e penalltisë para se ta parabolonte portierin, duke e bërë tërë stadiumin të shpërthejë në festë.

Pas ndeshjes, Destro shpjegoi pse e mbajti në dorë shishen e ujit gjatë shënimit të golit.

“Isha shumë i lodhur në fund të ndeshjes, më kapi ngërçi. Po pija ujë dhe nuk e dija ku ta hidhja shishen, prandaj vendosa ta mbaja”, tha Destro.