Angelina Jolie kapet ‘mat’ me këngëtarin 15 vite më të ri

Dyshimet për një romancë mes Angelina Jolie dhe The Weeknd, janë shtuar.

Aktorja e famshme është fotografuar në një restorant bashkë me yllin e muzikës në Santa Monica, të shtunën në mbrëmje.

Nëna e gjashtë fëmijëve dhe 31 vjeçari kanadez, kaluan dy orë e gjysmë brenda një pjese private të restorantit luksoz.

Ndërsa Jolie u sigurua të mbërrinte në restorant veçmas nga këngëtari, ajo nuk e kishte problem të dilte me të.

Aktorja hipi në pjesën e pasme të makinës së tij dhe u nisën për në rezidencën e The Weeknd.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja e famshme janë parë bashkë. Më 10 korrik, Jolie dhe The Weeknd u fotografuan duke ndjekur të njëjtin koncert privat në Los Angeles.