Nënkryetarja e ish-kryetarit po ju kërkon t’i kushtoni vëmendje ‘PËRMBAJTJES’, jo ‘FORMËS’…

Nga Endira Bushati/

Po dëgjoj nënkryetaren e PD, Grida Duma, në një intervistë tek News 24.

Tha që duhet t’i kushtojmē vëmendje “përmbajtjes” dhe jo “formës”…..

U pyet për Reformën Territoriale…

-Po punohet me ekspertë..- tha.

U pyet për Reformën në Drejtësi….

- Ekspertët tanë po punojnë…-tha.

U pyet për gjendjen e PD dhe Sali Berishën…

PD duhet të bashkohet…-tha.

Dhe në fund i dha leksion Ramës që duhet të respektojë “AUTONOMINË” e Kosovës….se “AUTONOMIA E KOSOVËS”…. se “shteti AUTONOM

I KOSOVËS”….. etj etj…

Po, po… e lexuat saktë….”AUTONOMI”…..

Të dashur demokratë!

Nënkryetarja e ish-kryetarit po ju kërkon t’i kushtoni vëmendje “PËRMBAJTJES”, jo “FORMËS”….