Zyrtare/ Ish-drejtuesi i Interit largohet nga klubi i “Seria A”

Valter Sabatinit largohet nga nga klubi i Bolonjës. Lajmin e largimit të drejtuesit të njohur e ka bërë vetë publike klubi emilian ku falënderon për punën e kryer gjatë këtyre dy viteve në drejtimin si koordinator sportiv tek klubi kuqeblu.

Italiani 66-vjeçar ka një CV të pasur si drejtues ku më parë prej disa vitesh ka qenë drejtori sportiv i Romës dhe më pas për pak muaj zgjati dhe aventura e tij tek klubi i Interit. Gjithashtu më parë ka qenë pjesë edhe e Palermos, Lacios dhe e ish-klubit të pronarëve të Interit, Zhiangsu Suning.

“Falënderojmë Valter Sabatinin për punën e kryer për gjatë këtyre viteve vendimtar me idetë e tij për klubin tonë”, shkroi klubi në faqen zyrtare në Facebook.