Erdogan nuk e fsheh dot 'dobësinë' për macet

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndau një fotografi në mediat sociale, me një mace që ndërhynte në leximin e tij të gazetës, duke thënë se ajo ishte "shumë e interesuar për ngjarjet aktuale".

Siç deklaroi ai, është macja e mbesës së tij Canan Aybike Bayraktar.

"Macja e mbesës sime të dashur Aybike e quajtur Pıt Pit Seker ... është shumë e interesuar për ngjarjet aktuale," tha presidenti turk.

Njoftimi i tij ngjalli shumë reagime dhe komente pozitive.

Turqit njihen si dashamirës të mëdhenj të maceve, dhe duke gjykuar nga njoftimi, presidenti turk nuk mund t'i rezistonte dashamirësisë së tyre.