VIDEO/ Vizita zyrtare në Kosovë, Rama: Kemi mosdakortësi për Ballkanin e Hapur

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë,  ku u prit ne takim nga kryeministri Albin Kurti.  Në konferencën  për shtyp, Rama komentoi tensionet në veri, duke thënë  se e drejta është me Kosovën, por I qëndroi bindjes se nisma për Ballkanin e Hapur,  është rruga e përbashkët për gjithë rajonin.

Nga syri Tv

Edi Rama u mundua të luajë rolin e vëllait të madh, gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, duke dhënë këshilla për tensionet në  veri të vendit.  Pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti,  shefi I qeverisë shqiptare,  u përpoq të tregonte  distancë me  Presidentin Aleksandër Vuccic,  duke sulmuar  Beogradin e duke I dhënë të drejtë,  Prishtinës zyrtare. 

Por Rama dhe  Kurti  nuk I fshehën  dot,mëritë e vjetra, dhe qëndrimet e kundërta, për nismën e Ballkanit të hapur,  që për kryeministrin e Shqipërisë ngelet,  rruga e përbashkët  e  gjithë  rajonit. 

Por  teksa Rama u mundua të kalojë me batuta, lidhjen e përzemërt me presidentin serb  dhe  bashkëpunimin në kuadër të  ballkanit të hapur,  Albin Kurti,  ja kishte rezervuar kundërpërgjigjen,  në fund të konferences.

Dy qeveritë  u dakortësuan për të zhvilluar mbledhjen e përbashkët, në  muajin nëntor,  në Durrës,  ndërsa kordinator mes dy vendeve  u emërua,  Gentian Sala.