Dorëheqja e Ramës, domosdoshmëri për dështimin e ‘Ballkanit te hapur’

Nga Tritan Shehu

Tashmë qartësisht ai ‘projekt’ i Aleksandër Vuçiç, që vetëm e kurorëzoi atë si lider të Ballkanit, që tentoi të përdorej për të ‘shplarë’ Serbinë nga çfarë i krijoi Rajonit, që kërkoi të lerë në ‘hije’ Kosovën, që u ndërtua si një shtojce e Unionit EuroAzin te Moskës, u zhbë.

Veçanërisht mbas ngjarjeve të Malit te Zi, agresionit drejt Kosovës me tanke e avionë ruse, ky projekt tashme nuk ekziston më edhe si fasadë.

Këtë gjë e konfirmoi edhe vizita e sforcuar dhe e detyruar e sotme e Ramës në Prishtinë.

Kjo u lexua edhe nga fjala e Kurtit aty, në çdo gjë që ndodhi.

Në këto kushte për Ramën, si tellall i atij projekti, ngel vetëm një mundësi:

Dorëheqja e menjëhershme mbas këtij dështimi do të ishte zgjidhja e vetme për atë dhe këtë maxhorancë!