Ferguson vlerëson rikthimin e Ronaldos: Bën diferencën në ekip, është fantastik

Sir Alex Ferguson ishte në "Old Trafford" për të parë Cristiano Ronaldon të shënonte dy herë kundër Newcastle në kthimin e tij në Manchester United.

Skocezi ka vlerësuar ndikimin e menjëhershëm të Cristiano Ronaldos në kthimin e tij në Manchester United.

Menaxheri legjendar ishte në tribunat në "Old Trafford", ndërsa Ronaldo shënoi një dopietë kundër Newcastle në debutimin e tij të dytë për klubin.

Portugezi e ndoqi atë me golat kundër Young Boys dhe West Ham dhe Ferguson, i cili nënshkroi me Ronaldon kur ishte 18 vjeç nga Sporting Lisbon në 2003, është i kënaqur ta shohë atë përsëri në klub.

“Eshtë fantastike,” tha Ferguson për ‘UTD Podcast’.

“E keni parë atë të shtunë se ishte sikur Cezari të hynte në Romë pas fitores.” Unë erdha, pashë, fitova”. Ishte fantastike.

“Dua të them, për këdo që është tifoz i United, ne mund të kishim një milion njerëz atje, pa dyshim, pasi kishte aq shumë jashtë, qindra jashtë. Kur ai ishte këtu si fëmijë, procesi i tij mësimor ishte shumë, shumë i shpejtë" u shpreh Ferguson për yllin e United.