Smith Rowe: Është dita më e bukur e jetës, e kam ëndërruar ...

Emile Smith Rowe ka theksuar se shënimi në fitoren 3-1 të Arsenalit kundër Tottenham të dielën e bëri atë ditën më të mirë të jetës së tij.

21-vjeçari shënoi një gol dhe asistoi një tjetër pasi skuadra e tij bëri tre fitore radhazi në Premier Ligë.

Smithe Row shënoi golin e hapjes dhe asistoi Pierre-Emerick Aubameyang për të dytin pasi skuadra e tij dominoi kundër rivalëve të tyre në veri të Londrës.

Reprezentuesi anglez u bë lojtari më i ri i Arsenalit që shënoi kundër Spurs në një ndeshje të Premier Ligës që nga viti 2014, dhe ai ishte i kënaqur që familja e tij ishte atje për ta parë atë.

“Me siguri kjo është dita më e mirë e jetës sime,” tha ai për ‘Sky Sports’ pas ndeshjes.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar për këtë ditë për të shënuar për Arsenalin kundër Tottenhamit. Me familjen time këtu, është ndjenja më e mirë ndonjëherë.”

Arsenali tani ka fituar tre ndeshje radhazi në Premier Ligë pasi paraprakisht kishin humbur tre ndeshjet e para të sezonit, duke u kundërpërgjigjur kështu në mënyrën më të mirë.

I pyetur se çfarë këshille kishte dhënë trajneri Mikel Arteta skuadrës, Smith Roëe tha: “Ai thjesht na thotë të ruajmë qetësinë. Gjithashtu tifozët dhe lojtarët na japin shumë besim”, u shpreh futbollisti në intervistën e tij.