Britney Spears po shpëton përfundimisht nga kujdestaria 13-vjeçare e babait të saj

Britney Spears ka ndërmarrë hapat e fundit për të shpëtuar nga kujdestaria e babait të saj, Jamie Spears.

Sipas “Page Six”, dokumentet e reja të paraqitura nga këngëtarja 39-vjeçare konfirmojnë se ajo po zëvendëson Jamie-n si kujdestarin e saj ligjor.

Britney, e cila është nënë e dy fëmijëve do t’i bashkohet bashkë-konservatorit aktual, Jodi Montgomery.

Gjyqtarja Brenda Penny pritet të marrë një vendim të mërkurën, i cili do t’i japë mundësinë këngëtares që të kontrollojë deri në 50 për qind jetën e saj.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi këngëtarja do t’i nënshtrohet disa testeve që vërtetojnë se ajo është e aftë mendërisht që të kujdeset për veten.

Jamie, i cili është 69 vjeç, u bë kujdestar i Britney-t në vitin 2008.

Së fundmi u raportua se babai i artistes ka kontrolluar gjatë këtyre 13 viteve çdo hap të vajzës së tij, pasi kishte instaluar programe përgjimi në celularin e saj.

Kjo i jepte mundësinë që të lexonte çdo mesazh që Britney dërgonte, të dëgjonte telefonatat që ajo bënte, si dhe të dinte çdo lëvizje të saj.