Trashëgon famën e babait dhe të gjyshit, tre gjenerata pjesë e ‘Seria A’

Daniel Maldini vijoi të mbajë lart famën e familjes duke vënë rekord për gola që mbajnë të njëjtin mbiemër.

Megjithatë, Maldinët nuk janë të parët që hedhin në fushën e lojës tri brezni. As në kampionatin italian. Përpara tyre këtë e ka bërë familja Kudiçini.

I pari ishte Gulielmo që si mbrojtës koleksinoi 9 prezenca me Triestinën nga viti 1929 deri më 1934. Pas tij ishte radha e Fabios që si portier mbrojti portat e Udineses, Romës, Breshas dhe Milanit. Plot 339 prezenca në Serinë A për të, teksa i biri, Karlo, zbriti në fushë vetëm një herë (me Lacion).

Ky i fundit krijoi përvojë te Prato e Komo për të emigruar më pas në Angli ku me fanellën e Çelsit fitoi 6 trofe duke koleksionuar 212 prezenca, përpara se të kalonte në Amerikë ky mbylli karrierën te Los Anxheles Galaksi.