Sizmiologut profet grek e kishte parashikuar ditë më parë: Do të vazhdojnë për një kohë të gjatë

Akis Tselentis, njeriu që parashikoi tërmetet e fuqishme në Shqipëri ka tronditur sërish opinionin publik grek me statusin e tij publikuar ditë më parë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook sizmologu dhe drejtori i Insitutit Gjeodinamik të Athinës, kishte këshilluar banorët që të vazhdojnë të ndjekin masat e mbrotjes sizmike dhe të shmangnin shtëpitë e vjetra prej guri.

Në të njejtin postim ai përshkroi sekuencën e tërmeteve dhe tha se ky fenomen do të vazhdojë për një kohë të gjatë, ndërsa vuri në dukje se ‘’intervalet midis tërmeteve do të zbehen por madhësitë mbeten në këto nivele’.

Postimi i Akis Tselentis i datës 24 shtator:

Sot në mëngjes patëm një tërmet tjetër 3.7R në Arkalochori. Siç e kam deklaruar vazhdimisht, ky fenomen do të vazhdojë për një kohë të gjatë në të ardhmen, por intervalet midis tërmeteve do të zbehen, por ato do të lëvizin në këto nivele.

Nga instrumentet shtesë që kemi vendosur në zonën më të gjerë, ne kemi llogaritur me saktësi shkaqet e fenomenit i cili është për shkak të prishjeve të Kastelli dhe Thrapsano, të cilat janë të lidhura në sfond nën rrafshin e Bashkisë Minoa.

Ne gjithashtu kemi vërejtur një veprim të vogël sizmik në zonën e Archanes Basileia të cilin ne po e monitorojmë.

Unë jam në kontakt si me kryebashkiakun e Arkalochori ashtu edhe me kryebashkiakun e Heraklion, ndërsa në një takim të fundit që pata me guvernatorin e Kretës u vendos që të vazhdohet me një program shumë të rëndësishëm në lidhje me mburojën antisizmike të Kretës.

Ju duhet të vazhdoni të ndiqni masat e mbrojtjes sizmike dhe të shmangni shtëpitë e vjetra prej guri.

Ndërkohë për median greke Prothem.gr Tselentis është shprehur se ky ishte tërmeti kryesor.