Ushqime të shëndetshme në vaktet e tij, kjo është pjata e preferuar e Ronaldos

Një model në fushë, por edhe jashtë saj, regjimi ushqimor prej 6 vaktesh në ditë është një nga arsyet kryesore të shkëlqimit të, Cristiano Ronaldos , në fushë edhe në këtë moshë.

Një burim i klubit zbuloi për “The Sun” se në krye të listës së preferencave të tij ishte futja e bakalaros portugeze, bërë me merluc të kripur dhe vezë, e cila është pranuar nga shokët e tjerë të skuadrës.

“Atij i pëlqen gjithashtu oktapodi, por shumica e djemve nuk janë për atë, edhe pse i pëlqen shumë Ronit. Ai i kushton shumë rëndësi proteinave dhe ha copa proshute, vezë, avokado dhe shefat po përpiqen që ta ndihmojnë pak me shijet e shtëpisë”, tregon burimi brenda ekipit.