", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/27/auto_krtiti_seismos1632732096.webp", "width": 963, "height": 541 } }

Tërmeti në Kretë/ Në panik dhe me lot në sy banorët largohen nga shtëpitë e tyre

Autoritetet lokale raportojnë për të paktën një viktimë nga tërmeti që goditi Kretën mëngjesin e sotëm.

Lëkundjet me magnitude 5.8 të shkallës Rihter dëmtuan disa banesa duke shkaktuar edhe kaos në qytetin Heraklikon.

‘Unë nuk mbaj mend një tërmet kaq të fortë në jetën time’ ka shkruar në Facebook një banor nga Heraklikoni duke shtuar:

''Fqinjët filluan të dilnin nga frika dhe tmerri ata filluan të qanin'.

Në të njëjtën kohë në Twitter një pronar dyqani poston një video.

 Pjesa e përparme e dyqanit dridhet:

"Ankthi dhe frika janë emocionet e vetme që mbizotërojnë," shkruan ai.