Duhet të ishin në bankat e klasës/ Dita e parë i gjen fëmijët dhe prindërit e kësaj shkolle në protestë

Në diten e pare shkolles femijet e shkolles së arsimit fillor ne Grizë janë në protestë në këtë 27 shtator. Protesta filloi me 9 shtator dhe persëri keta femijë sot janë pa asnjë lloj zgjidhje nga institucionet shtetërore. Prindërit bashkë me fëmijet janë në protestë.

Sipas Drejtorisë Arsimore të Fierit, shkolla Grizë me 35 nxënës është në proces për tu bashkuar me shkollën Hekuran Maneku në Patos.
Gjithashtu është mbyllur edhe shkolla vartëse ne Plyg nxënësit të cilët kanë kaluar në shkollën qendër Shyqyri Behari në Kraps.

Kujtojmë se shkolla në Grizë është përcaktuar për t’u mbyllur si pasojë e dëmtimeve strukturale të saj dhe si pasojë nxnësit që frekuentojnë shkollën duhet të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa prindërit e kanë kundërshtuar diçka të tillë sepse nuk duan që fëmijët e tyre të shkojnë në një shkollë tjetër pasi nuk kanë garanci mbi sigurinë e tyre.