Xhaka pëson dëmtim, trajneri i shqetësuar për gjendjen e futbollistit

Shqiptari, Granit Xhaka ka pësuar dëmtim në ndeshjen e Arsenalit ndaj Tottenhamit.

Mesfushori që luan me përfaqësuesen zvicerane pësoi dëmtimin në minutën e 82 -të pasi Lucas Moura ra në këmbën e djathtë

Pas fitores, Arteta tha se është vërtet i shqetësuar, ngase lëndimi duket serioz.

“Ne duhej të mendonim nëse Xhakën duhet ta aktivizonim si titullar” . Kishim opsione të ndryshme të luajmë ndaj tyre. E kuptoj se shumë njerëz thonë ‘ke fituar dy ndeshjet e fundit, pse po ndryshon”.

“E bëmë më vëmendjen në kohën e duhur që të nisim ndeshjen dhe të kemi opsione tjera, gjithashtu ta zëvendësojmë. Fatkeqësisht ai u lëndua. Jam shumë i shqetësuar sepse nuk dukej shumë pozitiv për momentin”, u shpreh trajneri Arteta.

Shumë shpejtë do qartësohet lëndimi i Xhakës dhe për sa kohë do jetë jashtë fushës.