Premier League/ Arsenali fiton derbin kundër Tottenhem, barazohen në renditje

Gjithçka u gatua në pjesën e parë, Arsenali shënon tre gola ku i pari u realizua nga , Smith-Rou, i cili i dha avantazhin “topçinjve” pas asistit të Saka.

Më pas, autori i golit gjeti Aubamejang i cili me shpejtësi dyfishoi shifrat kur regjistrohej minuta e 27 e duelit. Goli i tertë ishte një kundërsulm i Saka, i cili përfitoi nga një top i humbur nga Kejn, për të shkuar deri në zonën kundërshtare dhe për të dërguar sferën në rrjetë.

Tottenhemi u mundua të reagonte dhe në pjesën e dytë gjeti rrjetën me anë të të zakonshmit Son, por ishte shumë pak për të vënë në dyshim rezultatin e sfidës e kësisoj, dueli u mbyll me suksesin 3-1 të Arsenalit. Të dy skuadrat barazohen në kuotën e 9 pikëve në renditje, pas 6 ndeshjesh të luajtura, shumë larg pretendimeve për zonën Champions, objektivi i këtij sezoni për dy ekipet londineze.