Plagosja në Theth, policia: I lënduari u dërgua në spital, po punohet për zbardhjen e ngjarjes

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Theth të Shkodrës, ku mbeti i plagosur një person.

Sipas policisë, i lënduari në këmbë është dërguar në spital, e po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Theth, Shkodër/Informacion paraprak.

Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë  nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.