Braimllari shpërndan foton: Pesë vite pa Arben Malon, kryetarin model të Kolonjës

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale me ish-kreun e Bashkisë së Kolonjës, Arben Malon, që ndërroi jetë pesë vjet më parë.

Braimllari thekson se Malo ishte njeri model, që i mungon Kolonjës, familjes dhe shoqërisë.

Postimi i Endrit Braimllarit:

5 vite pa Arben Malon, Kryetarin model te bashkise Kolonje qe e donte aq shume Kolonjen dhe Shqiperine.

Qytetar model dhe patriot qe i mungon Kolonjes, familjes dhe shoqerise.