Tabaku jep fakte për shtrenjtimin e jetesës: Mesazhi i Ramës është 'Varfëro'

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka folur si përherë me fakte, vetëm me fakte dhe shifra për atë që është makthi i çdo qytetari shqiptar sot: shtrenjtimin e jetesës.

Rritje dhe vetëm rritje çmimesh, krahasuar me një vit më parë, në ushqime, në transport, në qera banimi. Tabela në vijim e përpunuar prej saj, që nuk ka nevojë për koment, ka një shpjegim logjik pse është e tillë:

"Varfërimi çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës - thekson Tabaku. - Rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta. Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurencës, përqëndro ekonominë përmes oligarkisë.

Një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj,"ka theksuar me bindej, deputetja e PD-së.