Alarm në aeroportin e Athinës, avioni me 284 pasagjerë njoftoi për difekt në frenat

Athinë – Një përfundim i lumtur për avionin që shfaqi dëmtim të frenave ndërsa ishte në fluturim mbi ishullin grek Kea, pasi ai arriti të ulej pa probleme në aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos ”.

Avioni është një Airbus A333 i kompanisë Delta që ishte nisur nga Atlanta drejt Athinës me 248 persona në bord bashkë me ekuipazhin.

Avionic kishet njoftuar Kullën e Kontrollit për mbinxehje të frenave, ndaj Forcat e Brigadës Zjarrfikëse të Athinës dhe ambulancat mbërritën në aeroport herët, por fatmirësisht nuk qe nevoja për ndihmën e tyre.