FOTO/ Florian Marku shpallet kampion bote në boks

Shqiptari Florian Marku është shpallur kampion në federatën e boksit IBFI.

Pas 10 raundesh, Marku mori më shumë pikë se rivali i tij, Maksim Prodan.

Boksieri shqiptar u përball me ukrainasin Maksim Prodan në duelin e peshave të mesme që vlejti titullin kampion në federatën IBFI.

Sfida u zhvillua në stadiumin e Totenhemit në Londër.