", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/25/auto_Screenshot_11632586225.jpg", "width": 900, "height": 409 } }

‘Merre topin e gjuaje ti’/ Portieri i Aston Villës i bën presion Ronaldos

Manchester United ka humbur në shtëpi ndaj Aston Villës në shifrat 0-1. Drama ishte e madhe për djajtë e kuq që kanë gabuar edhe nga penalltia në minutat e fundit. Një penallti është akorduar për vendasit dhe çuditërisht nuk ishte Kristiano Ronaldo në ekzekutim.

Trajneri Solskjaer vazhdoi me Bruno Fernandes si zgjedhje të parë. Por portieri i Aston Vilës, Martinez, ka shkuar te Kristiano Ronaldo dhe e ka ftuar atë për të marrë penalltinë, duke e vendosur disi në presion. Sigurisht që kjo kërkesë e gardianit të Aston Vilës nuk do të plotësohej, ndërsa Fernandes gaboi nga 11-metrat.