FOTOLAJM/ Reagimi epik i ushtarit të KFOR-it bëhet viral, i ngre gishtin e mesit gazetarit serb

Pas gjashtë ditë tensionesh në pikat kufitare në veri të Kosovës, përveç njësive Speciale të Policisë së Kosovës dhe xhandarmërisë serbe po qëndrojnë edhe pjesëtarë të KFOR-it.

Reagimi epik i një prej pjesëtarëve të kontingjentit hungarez të KFOR-it, i cili i tregoi gishtin e mesit gazetarëve serbë në Leposavic është bërë viral në rrjet.

Gjestin e ushtarit hungarez, mediat serbe e komentaurn si tregues të qëndrimit të KFOR-it ndaj serbëve dhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës.