E vërteta/ Basha i pranon Nokës që ka marrëveshje me Ramën për zgjedhjet lokale

Edhe mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate. Ka qenë ish-Ministri i Brendshëm, deputeti Flamur Noka, i cili është përplasur me kryedemokratin Lulzim Basha.

Noka e ka akuzuar Bashën se e ka kthyer në thërrime kauzën e tij politike, atë që kryedemokrati e cilësonte si “masakrën zgjedhore”.

Por, një gjë e tillë është kundërshtuar nga Basha, i cili i është përgjigjur deputetit se ka folur për “masakrën zgjedhore” në çdo dalje.

Bie në sy se gjatë debatit, Basha është shprehur se nëse demokratët duan zgjedhje lokale, ato mund të bëhen për dy javë.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e Nokës. Ai ka thënë se kjo tregon se mes Bashës dhe Edi Ramës ka një marrëveshje.

Basha tentoi disa herë të shmangej me lojë fjalësh, por Noka insistoi se pikërisht kjo deklaratë është tregues i marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës.