FOTO/ Sfidon boksierin ukrainas, Marku reagon në rrjetet sociale: Mirëmëngjesi botë, sot është dita ime!

Florian Marku mbrëmjen e sotme do të ketë duelin më të rëndësishëm në karrierën si boksier profesionit.

Boksieri shqiptar përballet me ukrainasin Maxim Prodan në duelin e peshave të mesme që vlen titullin kampion në federatën IBFI.

Së fundmi, Marku ka publikuar një foto në rrjetet sociale, të cilën e shoqëron me mbishkrimin: Mirëmëngjesi botë, sot është dita ime!"

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet në stadiumin e Tottenham (ceremonia nis në orën 20:00), teksa eventi do të kulmojë me duelin mes Joshua dhe Usyk.