Rama flet si kryeprokuror: Pandëshkueshmëria po merr fund në vend!

Kryeministri Edi Rama, që ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB,  ka dhënë një intervistë për televizionin francez “TV5Monde”.

I akuzuar në Shqipëri dhe jashtë saj se ai e ka kapur Reformën në Drejtësi, Rama nuk doli jashtë vetes dhe foli në median franceze me gjuhën e një kryeprokurori, duke cilësuar se pandëshkueshmëria në vend po merr fund.

Natyrisht, intervistën e nisi duke kundërshtuar mënyrën se si iu referua Shqipërisë gazetarja e TV5Monde.

“Fillimisht do të doja të thosha se ne nuk jemi midis vendeve më të varfra, 0 tha rama, -  ne jemi në mes vendeve më të pasura! Bën diferencë, se kur ju flisni për të varfrit, jep idenë tek spektatorët tuaj të një vendi të largët, në një tjetër kontinent. Ne jemi në mes të Evropës, ne jemi mes më të pasurve dhe po avancojmë.

Së dyti, ne nuk kemi pasur një fushatë elektorale të dhunshme dhe plot me akuza. Ne kemi pasur një fushatë elektorale me një pjesëmarrje të madhe. Afërsisht 80% e njerëzve rezidentë në Shqipëri. Besoj se kjo flet për pjesëmarrjen dhe gjallërinë e demokracisë sonë.

Jemi një vend në mes të Evropës, kemi problemi, përpiqemi t’i zgjidhim, rruga është e gjatë por jemi në drejtimin e duhur. Pa dyshim, sepse Komisioni Evropian nuk do të hapë negociatat.

Fakti që pandëshkueshmëria nuk është më një normë në Shqipëri dhe që ka njerëz që vijnë nga pushtete të forta dhe kanë dalë përpara gjykata dhe që janë dënuar fletë vetë.

Ne bëjmë një betejë të hapur kundër korrupsionit dhe shtetit të së drejtës.

Doja të shtoja se për luftën e trafikut të drogës ne nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti nëse flasim për volum ne jemi ndër vendet më pak të konsiderueshme dhe së treti ne kemi bërë përparime në këtë drejtim.

Lidhur me strehimin e refugjatëve afganë, Rama tha:  “Nuk ua hapëm derën afganëve me kërkesë të SHBA, e hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut dhe thamë “Po” sepse ne jemi një vend mikpritës”.