Historia e vërtetë e njeriut të pastrehë që u bë milioner

‘Në kërkim të lumturisë’ është filmi që i solli Will Smith kandidaturën për Oscar si aktori më i mirë.

Bazuar në historinë e vërtetë të  Christopher Gardner, një biznesmen shumë i suksseshëm i pajisjeve mjekësore.

Pasi plani i tij i biznesit dështon, ai humbet gjithçka.

Gruaja e braktis dhe ai detyrohet të jetojë si endacak në rrugë me të birin.

Forca për të ecur përpara, pavarsisht gjithçkaje, e rikthen atë në vendin e merituar.

Por kush është Christopher Gardner personazhi që frymëzoi për realizimin e filmit të sukseshëm?

Chris Gardner lindi dhe u rrit në një familje të ngjashme me atë që ai krijoi më vonë. 

Problemet e të gjitha llojeve nuk munguan.

 Babai i tij i braktisi ato para se ai të lindte dhe ishte një alkoolist i dhunshëm. 

Gjendja e tyre financiare ishte e mjerueshme dhe kështu ai u rrit në një jetimore, pasi dhe nëna e tij u akuzua për përpjekje për të vrarë burrin e saj.

Edhe pse nuk e kishte pranë, e ndiente gjithmonë atje:

“Edhe pse nëna ime mungonte pothuajse gjithmonë dhe unë u rrita në institucione, ishte një frymëzim për mua. Unë i detyrohem asaj gjithçka. Më dha forcë dhe më inkurajoi të vazhdoj tutje. Ju mund të mbështeteni vetëm në veten tuaj. Kalorësia nuk do të vijë për t'ju ndihmuar, ishte këshilla e nënës sime ". është shprehur Christopher .

Christopher Gardner studioi infermierinë dhe më pas punoi si asistent kërkimi klinik për një kardiolog në një spital të San Franciskos.

 Qëllimi i tij përfundimtar ishte të studionte mjekësi.

Martesat dhe fëmija

Në 1977, Chris u martua me Sherry Dyson, por ata u divorcuan disa vite më pas.

Në 1981 ai kishte djalin e tij, Christopher Jr., nga partnerja e tij e re me të cilin kishte një lidhje, ndërsa ishte akoma i martuar.

 Gjendja e dobët ekonomike me të ardhura prej vetëm 8,000 dollarë në vit, e bënte më të vështirë për Chris që të mbante familjen e tij

Ai e la punën dhe ëndrra për t'u bërë mjek mbeti një ëndërr e largët.

Puna me pajisje mjekësore

Ai filloi punë si shitës i pajisjeve mjekësore dhe disa muaj më vonë takoi rastësisht agjentin e aksioneve Bob Bridges, i cili ishte drejtor menaxhues në një kompani të brokerimit të aksioneve.

 Pasi e takoi, Bob i ofroi atij të merrte pjesë në një program trajnimi për agjentët e rinj të aksioneve dhe kushdo që arrinte rezultatin më të lartë do të punësohej nga kompania si ekzekutiv i saj.

Grindje dhe ndarje

Christopher Gardner dha gjithçka. 

Për dy muaj ai studioi intensivisht dhe madje dha dorëheqjen nga puna për t'iu përkushtuar plotësisht arsimimit të tij.

 Sigurisht, duke mbetur pa të ardhura, me faturat e pa paguara, kishte ditë kur nuk kishte ushqim në tryezë dhe partneria  i tij, Jackie, nuk mund ta duronte dhe pas një zënke ajo mori fëminë dhe u larguan nga shtëpia. 

Pas një kohe të gjatë, ajo u kthye dhe la Chris Jr. të vogël, sepse nuk mund ta rriste atë.

Ata flinin në aeroporte, metro dhe tualete

Gardner, megjithë pagën e tij të ulët, u kujdes plotësisht për djalin e tij, por paratë e tij nuk ishin të mjaftueshme për të marrë me qira një shtëpi. 

Kështu ata qëndruan në tualete publike, parqe, aeroporte dhe në metro. 

Skena në film, ku dikush përpiqet të futet në tualetin e metrosë dhe Will Smith mban derën me këmbë dhe mbyll veshët e të birit që të mos dëgjoj zhurmat është shumë prekëse.

"Nuk mund të them që ne ishim thjesht të pastrehë. Thjesht e dija që çdo ditë më duhej të vrapoja. Nëse ka diçka që e mbaj mend herë pas here, është se ne vazhdimisht lëviznim nga një vend në tjetrin," është shprehur Christopher gjatë një interviste.

Suksesi dhe pasuria

Në mëngjes Gardner vrapoi drejt  agjenicisë së aksioneve i veshur me kostumin e vetëm që kishte, duke fshehur nga të gjithë situatën në të cilën kishte rënë.

 Ai ishte gjithmonë i gëzuar dhe i lumtur, i sjellshëm dhe i përqendruar në qëllimin e tij. 

Në 1982 ai kaloi provimet dhe arriti rezultatin më të lartë, si rezultat i të cilit ai u punësua nga kompania.

 Me kalimin e viteve ai krijoi kompaninë e tij të aksioneve në Çikago "Gardner Rich & Co", me një kapital prej 10 mijë dollarë. 

Në fakt, Bill Clinton është shprehur në 2001 se Gardner ishte një nga investitorët më të suksesshëm në botë.

 Në 2006 ai u bë themeluesi dhe presidenti i Christopher Gardner International Holdings dhe ishte një njeri shumë i pasur.

Christopher Gardner tani është dhe një filantropist i njohur, ai ndihmon familjet e varfra dhe të pastreha.