Messi mori me qira një shtëpi në Paris për 20,000 euro në muaj, sulmuesit iu desh të hiqte dorë nga kërkesa kryesore

Me të mbërritur në Paris, Lionel Messi u vendos në një hotel dhe pak ditë më parë sulmuesi argjentinas më në fund gjeti shtëpinë e re.

Është një shtëpi me madhësi 300 metra katrorë dhe për të cilën Messi do të paguajë 20,000 euro në muaj, që nuk është shumë në krahasim me të ardhurat e larta që ai përfiton.

Por interesante është se Messi-t iu desh të hiqte dorë nga një kërkesë kryesore që kishte për shtëpinë e re.

Kështu, gruaja e tij Antonela dhe Lionel po kërkonin një shtëpi me një pishinë të brendshme, por në fund atyre iu desh të hiqnin dorë.

Shtëpia e re e një prej futbollistëve më të mirë në botë ndodhet në një pjesë elitare të Parisit të quajtur Neully-sur-Seine, shkruan RMC Sport .

Messi nënshkroi të mërkurën kontratë për të marrë me qira shtëpinë, e cila ndodhet në pjesën perëndimore të Parisit, ku jetojnë disa nga shokët e tij të skuadrës tek PSG.

Është një ndërtesë dy katërshe me katër dhoma gjumi dhe një kopsht të vogël.

Messi, pasi u transferua nga Barcelona tek PSG, jetoi në Hotel Royal Monceau.