Vuçiç shantazhon Kosovën, Zajmi: Kurti nuk do tensione, Serbia provokatore e luftënxitëse

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, Arbër Zajmi, në një intervistë në Syri Tv, me moderatoren Juli Krisafi, foli për reciprocitetin e targave të Kosovës ndaj Serbisë.

Zajmi thekson se Kurti nuk do tensione, duke shtuar se Serbia është provokatore e luftënxitëse.

“Qeveria Kurti nuk dëshiron tensione. Forcat ushtarake të Serbisë kanë vazhduar me provokacionet në Kosovë. Vuçiç po viktimizohet përpara BE-së. Qeveria e VV do të vazhdojë të veprojë në përputhje me vendimet e ligjeve të Kosovës, të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të ligjeve të BE-së dhe të SHBA-ve. Kosova ka vepruar sipas të gjitha rregullave. Nëse dialogu ndërpritet, edhe Serbia njësoj si Kosova pengohet.

Sa i përket dialogut, ne jemi të hapur, por Vuçiç po kërkon që Kosova të zbatojë masat, kurse Serbia të mos zbatojë masat, edhe pse vetë i ka nënshkruar. Vuçiç është provokator, që kërkon të nxisë luftë e të çojë përpara këtë luftënxitje. Rama kërkon të bëhet palë e tretë, edhe pse është shqiptar, është përfaqësues i Tiranës e jo Brukselit dhe duhet të mos reagojë kështu. Rama ka mbajtur qëndrim të ftohtë. Rama e Artan Grubi duhet të mbronin shqiptarët, jo se jemi shqiptarë, por se shqiptarët e serbët duhet të kenë të drejta të barabarta”, deklaroi Zajmi.