Mbi 2 mijë raste të reja dhe 33 viktima nga COCID-19 në Greqi

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2046 raste të reja me COVID-19 dhe 33 viktima.

Numri i të intubuarve nga sëmundja ka shkuar në 331 në vendin fqinj.

Me infektimet e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 643,055 (ndryshim ditor + 0.3%), nga të cilët 50.9% janë meshkuj.

Me 33 viktimat e regjistruara sot, nga fillimi i pandemisë janë shënuar gjithsej 14,639 fatalitete. 95.4% kishin sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart.