VIDEO/ E vërteta e qëndrimit të Partisë Republikane të SHBA-së në raport me Sali Berishën!

Partia Demokratike është përfshirë në një debat të hapur pas vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar liderin historik të PD-së nga grupi parlamentar.

Debati ka shkuar edhe më tej kur Basha ka akuzuar si qëndrim anti-amerikan kërkesën e qartë të bazës së PD-së për të mbledhur Kuvendin Kombëtar dhe për ta zgjidhur konfliktin me gjuhën institucionale të statutit të partisë, dhe jo me vendime okulte e personale të kryetarit!

Një natë më parë ne emisionin Opinion në TV Klan, politikani dhe analisti Preç Zogaj ngriti pretendimin se përse Sali Berisha nuk i drejtohet Partisë Republikane për të sqaruar çështjen e shpalljes së tij ‘Non Grata’ nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Sipas Zogajt, ‘Berisha e dëmton partinë dukë e mbajtur peng kur ai ka rrugë të tjera që mund ta sjellë me transparencë rastin e tij dhe shpejt madje. Republikanët në SHBA janë kundërshtarë të vendosur të administratës Biden.

Atje ka kongresmenë dhe senatorë plot që do të donin që të përballeshin me administratën. Republikanët janë edhe sot atje, dhe kanë të drejtë që të shkojnë të shohin e ti denoncojnë shpifjet që thotë ky dhe kështu do ta ndihmonin debatin në Partinë Demokratike’.

Por, qëndrimi i Partisë Republikane të SHBA-së në këtë pikë është i paekuivok dhe është shprehur si i tillë në të paktën dy raste, pa qenë nevoja që ish kryeministri Berisha të vërë në veprim lidhjet e tij të shumta politike e miqësore që ka siguruar prej 30 vitesh në SHBA.

E vërteta është se gjatë një seance dëgjimore mes Sekretarin Blinken, kongresmeni republikan  Lee Zedlin në 7 qershor ai ngriti shqetësime për atë që ai e cilësoi qartë si një ‘lëvizje dramatike’ për goditjen e një ‘miku të republikane dhe familjes presidenciale Bush’ dhe një kundërshtar të hapur të politikave Xhorxh Soros, duke shprehu qartë në këtë mënyrë qëndrimin që ka Partia Republikane në raport me këtë vendim të paprecedentë të një administrate amerikane.

Shikoni videon e mëposhtme

Por Partia Republikane nuk e la me kaq. Çështja u ngrit me shqetësim edhe nga Ambasadori Richard Grenell, gjatë një fjalimi në Konferencës për Aksionin Politik të Konservatorëve në SHBA, ku i ftuar ishte edhe ish-presidenti Donald Trump. Grenell, i cili ka shërbyer në poste të larta në administratën Trump, tha se Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken, ka lidhje të ngushta me George Soros.

Sipas tij, asnjë gazetar nuk shkruan për këtë gjë. Madje Grenell tha se u ka kërkuar gazetarëve që të shkruajnë për këtë gjë, por kjo nuk do të ndodhë.  ‘Kur vende të tjera përpiqen që të shkatërrojnë përfundimisht një person, ne në SHBA e dënojmë atë veprim. Ne çohemi dhe e theksojmë dhe themi që: Ju nuk e bëni dot dhe të pretendoni se jeni demokraci! Nëse përndiqni oponentët tuaj, nëse përdorni gjyqësorin, median, ne të thërrasim në DASH.

Kemi një sekretar shteti që ka ‘përvetësuar’ sistemin e VISA-ve dhe të udhëtimit që kemi për të lejuar njerëzit që të vijnë në Amerikë. Ja t’ju jap një shembull; nga hiçi rreth dy muaj më parë, Blinken nxori një deklaratë për shtyp duke ndaluar disa shqiptarë të caktuar, për të hyrë në SHBA. Se kuptova nga erdhi. Dhe krejt papritur pas shqiptarëve erdhën bullgarët, e pastaj dhe pashë që ishin konservatorët e këtyre vendeve që po mendonin rikthimin në politikë aktive. Dhe tani u kanë vënë sanksione. Prindërit e Blikenit kanë themeluar DATA program në organizatën e George Soros.

Kërkojeni! Si ka sekretari i shtetit marrëdhënie kaq të ngushtë me Sorosin dhe nuk po raportohet? Tani u ndalon udhëtimet në SHBA dhe sërish ia dalin pa u lagur. Mora disa gazetarë dhe më thanë është e komplikuar. Pikërisht! Prandaj duhet raportuar.,’ tha Grenell në konventën e republikanëve.

Shiko videon e mëposhtme

Pra ndryshe nga pretendimi i ngritur një natë më parë nga politikani Preç Zogaj, Partia Republikane e ka të qartë qëndrimin e vet me vendimin e paprecedentë të Sekretarit Amerikane Anthony Blinken, ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Ajo që mund të shtrohet si pyetje në këtë pikë kjo.

Po Lulzim Basha që mban vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë, dhe që në 30 vitet e fundit ka qenë një aleate e palënkundur si SHBA-së ashtu edhe e Partisë Republikane atje, e sheh veten më afër  Partisë Republikane të SHBA-së apo Partisë Demokratike të SHBA-së?