Maqedoni e Veriut/ 525 raste të reja dhe 18 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 525 raste të reja nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa ISHP, njofton se humbën jetë gjatë këtyre orëve 18 persona.

Nga qytetet në vendin fqinj, Kumanova dhe Tetova  së bashku me kryeqytetin, Shkup, kanë numrin më të lartë të infektimeve.