FOTO/ Yuri Kim shkon në zyrën e Bashës

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim po zhvillon një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Takimi po zhvillohet në selinë blu dhe ka nisur në orën 16:00.

Temë e diskutimeve është situata politike e krijuar në radhët e opozitës pas përjashtimit të ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, nga Basha.

Ky është takimi i parë zyrtar pas vendimit që Basha mori për të përjashtuar ish-kryetarin e PD, Sali Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve.