Ndeshja kundër Spezias, Milani shkon i gjymtuar

Alessandro Florenzi është lojtari i cili po përballet me probleme serioze me shëndetin, kjo gjë do sjellë mungesën e tij në ndeshje kundër Spezia.

Milani ende po përballet me një krizë lëndimesh pasi Simon Kjaer dhe Davide Calabria mungojnë në mbrojtje.

Tiemoue Bakayoko dhe Rade Krunic janë të padisponueshëm për mesfushën dhe Junior Messias, Olivier Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic pritet të jenë jashtë, edhe pse francezi mund bëj stolin.

Alessandro Florenzi nuk do të jetë në dispozicion të Stefano Piolit nesër kundër Spezia pasi ai ka një problem dëmtimi që ende nuk është specifikuar.

As Simon Kjaer dhe Davide Calabria nuk do të jenë në listën e skuadrës, por shefi i kuqezinjve shpreson të shërohet për ndeshjen e "Ligës së Kampionëve" kundër Atletico Madrid të martën e ardhshme.

Duket se sa herë që Milani është afër të mirëpresë një lojtar kyç, një tjetër mban një lloj problemi.