Deklarata e Ahmetjat për çmimin e bukës, Ironia e Palokës: Dhe ka të drejtë… Askush nuk e ngriti zerin

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka, ka reaguar gjatë ditës së sotme me një postim në facebook pas deklaratës së zevendëskryeministrit Arben Ahmetaj për çmimin e bukës.

Paloka me iron kujton në potsimin e tij edhe sjelljen e pak kohëve më parë të një rilindasi tjetër në Sarandë kur tha se u preva ujin që të shikoja se kush do të reagonte.

“Dhe ka të drejtë…Askush nuk e ngriti zerin, askush nuk protestoi!”, shkruan drejtuesi i lartë i opozitës.

Postimi i plotë:

Dhe ka të drejtë…Askush nuk e ngriti zerin, askush nuk protestoi!

E mbani mend dhe atë “rilindasin” e vogël të Sarandës, drejtor ujësjellësi, që deklaronte në media me qetësi e madje dhe me mburrje : “Ju a preva ujin dy ditë me qellim që të shihja çfare do bënin ( qytetarët). Asnjeri nuk reagoi…”