", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/24/auto_page-133_11632484552.jpg", "width": 900, "height": 514 } }

‘Më kanë ardhur 20 veta me armë’, Kozak rrëfen momentin kur u mor peng

Kozak Braçi i njohur ndryshe edhe si mbreti i Instagramit  ditën e djeshme është marrë peng nga disa persona të cilët thuhet se janë urdhëruar nga Fabio Dushku.

Ky i fundit ishte konfiktuar edhe me parë me Kozak dhe sipas dëshmisë së  familjarëve ai është i dyshuari kryesor për rrëmbimin e djalit të tyre.

Mirëpo, së fundmi vetë Kozak ka reaguar për herë të parë lidhur me rrëmbimin e tij ku përmes një video-live ka treguar se si ka ndodhur ngjarje me detaje.

I riu tregon se ka qenë në një taksi, kur një automjet tip Benz ML i ka zënë rrugën.

Sipas tij, kanë qenë 20 persona, të cilët e kanë ndaluar. Më pas i kanë nxjerrë armën dhe e kanë futur me forcë në makinë, ku e kanë goditur me grushta dhe e kanë kërcënuar me armë dhe thikë.

"Më kanë ardhur 20 veta, më kanë ruajtur dhe më pritën këtu poshtë sa dola nga shtëpia. Mora taksi sepse do ikja në studio. Sa hipa në taksi, në vendin e pasëm të saj. Përpara makinës me del një makinë tip Benz ML. Tentuam të iknim dhe na dolën dhe dy makina të tjera e na përplasën. Taksisti ndaloi, dyert ishin të mbyllura. Ata shqyen dyert dhe më nxorrën prej aty. Ishin 20 veta me armë në dorë. Me qëlluan në taksi dhe më futen me zor në makinën e tyre. Më futen në një Golf5 të zi. Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Fillimisht me futën shtrirë në makinë. Unë i binda me fjalë ata dhe më lanë pastaj të lirë.

I binda me fjalë se jam psikolog, edhe pistoletën ta kem në gojë m’u s’me vrasin se i bind me fjalë mos me m’vra. Më lanë atje në pyll dhe kam ardh me atë Danielin, vëllain e Fabios dhe një djalë tjetër poshtë, se ata tjerët nuk erdhën. Poshtë erdhe me Danielin edhe më tha madje a do lekë, a të të japim naj gjë se u trembën edhe ata…. M’u s’më kanë bo asgjë r*** e motra, m’u veç më kanë marrë me armë. Se me armë të marrin o bisha…”- ka treguar ai.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim ditën e sotme Daniel Dushkun i cili në bashkëpunim me disa persona të tjerë rrëmbyen dje reperin e njohur Kozak Braci.