Është futbollisti ideal, PSG-ja hedh thumbat mbi mbrojtësin e Milanit

Theo Hernandez po shkëlqen me fanellën e Milanit dhe ka kontratë aktuale deri në qershor të vitit 2024, transmeton lajmi.net.

Pas paraqitjeve të tij të mira, PSG është duke kërkuar me ngulm transferimin e tij vitin e ardhshëm pasi besojnë që mund të përshtatet me yjet tjerë që kanë në ekip.

Në anën tjetër ‘Rossonerët’ po mendojnë që të rinovojnë kontratën e tij duke i përmirësuar pagën.

Në këtë mënyrë, gjiganti Italian dëshiron ta blinddojë yllin e tyre përkundër interesim të ‘Parisienëve’.

Milani së shpejti do të nis bisedimet me Hernandez për një marrëveshje të re, por prioritet i tyre fillimisht është ta bëjnë një gjë të tillë me Franck Kessie që është në vitin e fundit të kontratës.

23-vjeçari, këtë edicion ka realizuar një gol e dy asistime në gjashtë ndeshje në të gjitha garat.