E pa dëgjuar më parë/ Harxhoi 83 mijë USD për t’u kthyer në dragua, do heqë edhe organin gjenital

Një shtetas amerikan, tepër entuziast i modifikimit të trupit ka zbuluar se si shpenzoi mijëra dollarë duke u shndërruar në ‘dragua njerëzor’, dhe rrëfeu se tani po kërkon dashurinë pas 12 vitesh beqarie.

Tiamat Legion Medusa, 60 vjeç, nga Teksasi, i cili lindi me emrin Richard Hernandez, ëndërronte për një kafshim gjarpri në vitet 1980, të cilin ai beson se e shndërroi në një ‘reptoid’, duke çuar në transformimin dramatik fizik.

Që atëherë ai ka shpenzuar më shumë se 83,500 dollarë, (61,000) euro), në ndërhyrje kirurgjikale, duke përfshirë heqjen e veshit, ndarjen e gjuhës, dhe tatuazhet e panumërta që nuk janë përfunduar ende.

Ai shpreson të shtojë ‘brirë’ në kokë dhe të planifikojë heqjen e gjashtë dhëmbëve të mbetur, në mënyrë që të marri një seri të plotë të impianteve dentare të dizajnuara që të duken si dhëmbët e dragoit.

Timat gjithashtu po planifikon të kryejë një tenektomi, duke hequr tërësisht organin e tij gjenital, në një përpjekje për t’u bërë “dragoi i parë dhe i vetëm në botë pa gjini”.