‘Çmenduri komplet’/ Tre kalamaj, autorët mister të statistikave COVID të të gjithë Australisë

Mendohej se truri që fshihej pas faqes së statistikave të Australisë 'CovidbaseAU' ishte anonim, para se Wesley 14-vjeçar dhe 15- vjeçarët Jack dhe Darcy, të cicëronin sipër fotografisë të tyre. 

Rezultoi se një nga faqet më autoritare të mbledhjes së të dhënave mbi Covid-19 në Australi drejtohej nga tre adoleshentë!!!

Treshja që e ka drejtuar 'CovidbaseAU', u bë edhe vetë pjesë e këtyre statistikave pasi mori dozat e para të vaksinës Moderna në Melburn.

Identitetet e mendjeve që fshiheshin pas 'CovidbaseAU' nuk kishin qenë publike deri të enjten pasdite, deri në çastin kur 14-vjeçari Wesley me Jack dhe Darcy, të dy nga 15 vjeç, postuan në Twitter një fotografi të tyre me krahët e vaksinuar.

Ata njoftuan:

“BUUM! 12 – 15-vjeçarët mund të bëjnë vaksinën.  Sot, ne të tre që drejtojmë @covidbaseau, ne  Jack, Wesley dhe Darcy, morëm dozën tonë të parë të vaksinës Moderna. Menduam se kjo ishte koha më e mirë për të treguar se ne jemi vërtet. Të emocionuar që më në fund do të përfshihemi në statistikat tona!”

Ata thanë se mezi prisnin të bashkoheshin me 25,30% të fëmijëve 12 deri në 15 vjeç në Victoria të cilët kishin bërë të paktën një dozë vaksine.

'CovidbaseAU' ka mbledhur statistikat e Covid-19 që nga prilli i vitit 2021, të gjitha të dhënat australiane dhe globale mbi infeksionet, shtrimet në spital, vdekjet dhe vaksinimet.

Adoleshentët e Melburnit i thanë televizionit ABC të premten se projekti ishte planifikuar fillimisht në shkurt 'vetëm për argëtim'.

Ishte një mjet për të ndjekur interesat e tyre në kodim dhe media.

'Duke qenë vërtet të interesuar për të dhënat, ne vendosëm të marrim atë që kemi bërë dhe të krijojmë diçka me të. Ne shpenzojmë shumë kohë për ta bërë atë sa më gjithëpërfshirës të jetë e mundur', tha Jack.

Tetë qeveri të shteteve dhe territoreve, si dhe qeveria federale publikojnë rregullisht të dhëna për Covid-19, shpesh në vende dhe formate të ndryshme.

Darcy tha se ai donte 'ta bashkonte dhe ta shfaqte në një faqe në internet në mënyrë që të ishte e arritshme për të gjithë'.