Koha e vërtetoi se e kishte gabim, Donnarumma 'pendohet' dhe tenton rikthimin në ‘Seria A’

Gianluigi Donnarumma nuk ndihet i lumtur në kryeqytetin francez edhe pse ka shumë pak muaj që është transferuar.

Juventusi është sërish pas tij, por sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë priten të përgatisin një ofensivë për ish-portierin e Milanit.

Edhe pse ka kërkuar që të ambientohet më shumë Poçetino konsideron si titullar Kejlor Navas tek PSG-ja.

Shezni po del nga momenti i komplikuar i fillimit të sezonit, por është e qartë se “Zonja e Vjetër” po kërkon një portier të nivelit më të lartë, i cili mund të garantojë një paraqitje konstante për të paktën një dekadë.