Liam Payne dhe e dashura e tij do të martohen?! Ja detaji që ngriti dyshimet

Këngëtari Liam Payne dhe e dashura  etij, Maya Henry kanë ngritur dyshime s ejanë fejuar sërish gjatë javës së modës në Londër.

Modelja kishte veshur një fustan vjollcë të ngjitur pas trupi dhe i dashuri i saj kishte zgjedhur ngjyrën e zezë veshje, shkruan “Daily Mail’.

Kur po qëndronin para fotografëve, modelja 21-vjeçare tregoi një unazë që ngriti dyshimet se këngëtari i ka propozuar sërish asaj pas ribashkimit.

Megjithatë, unaza që Maya mbante në gisht nuk ishte ajo e fejesës prej 3 milionë funtesh, me të cilën Liam i propozoi në vitin 2020.

Ata dukeshin shumë të lumtur teksa qeshnin para kamerave të fotografisë dhe dukeshin më të dahuruar se kurrë.

Këngëtari 27-vjeçar zbuloi se kishte prishur fejesën në qershor, dhjetë muaj pasi i propozoi modeles. Por në muajin korrik ata u fotografuan bashkë në një bar luksoz.