VIDEO/ SPAK tërhoqi disa dosje të vjetra, mes tyre dhe ajo e Karaburunit

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK në Kadastrës e Vlorës.

Raportohet se po hetohet për dosje të vjetra, për të cilat ka pasur ankesa për vite me radhë nga qytetarët. Një prej tyre mësohet të jetë dosja e Karaburunit, por dhe zonave të tjera bregdetare.

SPAK deri më tani ka tërhequr për verifikim një pjesë të dosjeve dhe të dhënave.

Prokurorët ditën e sotme zbarkuar në zyrat e Kadastrës së Vlorës, një prej institucioneve më problematike ndër vitet e fundit për shkak të dorëheqjes së vazhdueshme të drejtuesve.