VIDEO/ Qytetarja 'shpërthen' para Kadastrës së Vlorës, ndërkohë SPAK sekuestron dosjet

Ndërsa SPAK më në fund ka vendosur të sekuestrojë dhe hetojë dosjet e pronave në Vlorë, një qytetare ka shpërthyer në akuza me emra konkretë për grabitjen e pronave nga zyrtarët e Kadastrës. 

Dëgjoni britmën e saj për padrejtësinë dhe zhvatjen që i është bërë për 30 vjet me radhë: 

“Tridhjetë vjet vlerësim pasurie, pesë motra me vëllanë e vet. Ky është institucioni më i korruptuar, më i degjeneruar në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë. Kështu funksionon Hipoteka: kur vijnë të mëdhenjtë dhe ndërtuesit, hapet porta këtu!

Kur unë ulërij e bërtas më thonë “mos e ngri zërin”!!!

Si mos ta ngre zërin për të drejtën time?!

Dhe për ato tezet e mia, që u plakën, vdiqën e nëna ime me amanet për Hipotekën dhe pasurinë time. 

Vjen Vojusha seksere, e Dhuratës, e asaj avokates atje, seksere Vojushe Dalipi... kurse pse kërkoj unë të drejtën time këtu - më bien Policinë!!!  Policinë, Policinë, Policinë! Kush është Policia?! A nuk kam unë të drejtën time?! E kam!!!”