Bota sërish tronditet, talebanët njoftojnë dënimin për hajdutët

Pasi kanë rimarrë kontrollin e vendit pas 20 vjetësh, talebanët duket se i kanë harruar shpejt mesazhet e tyre të moderuara, për shkak se imazhet që vijnë nga vendi zbulojnë se talebanët do të mbajnë një qasje të ngjashme menaxhimi me mandatin e parë.

Dhe kjo shihet nga njoftimi i fundit që erdhi nga Mullah Nooruddin Turabi, një nga themeluesit e talebanëve.

Turabi njoftoi se dënimi ‘prerja e dorës’ për hajdutët do të rikthehet.

Duke folur për Associated Press në Kabul, kryeqytetin e vendit, Turabi tha:

 "Askush nuk mund të na thotë se cilat duhet të jenë ligjet tona. Ne do t'i përmbahemi Islamit dhe do t'i bëjmë ligjet tona sipas Kuranit.

Turabi nënvizoi se ky dënim nuk mund të bëhet më në stadiume, ndryshe nga mandati i parë i talebanëve.

Brenda kuadrit të marrëveshjes së paqes të arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve në shkurt 2020, procesi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani filloi këtë vit.

Ndërsa marrëveshja përcaktonte të mos sulmonte forcat e huaja, ajo nuk parashikonte veprimet e talebanëve kundër forcave afgane të sigurisë.

Duke vazhduar negociatat me qeverinë afgane në Doha, talebanët kanë dominuar njëkohësisht në shumë rrethe dhe qendra provinciale në Afganistan me sulme të dhunshme që nga qershori.

Duke rrethuar kryeqytetin Kabul, talebanët morën kontrollin e qytetit pa konflikt pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi më 15 gusht.